
Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj Adriatik Lapajt dhe dy anëtarëve të tjerë të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, pas tensioneve të krijuara gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas policisë, Lapaj dhe dy personat me inicialet E. H. dhe A. B. dyshohen për veprat penale “pushtim i tokës”, “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” si dhe “prishje e qetësisë publike”.
Vetë kreu i kësaj lëvizjeje, në një reagim për “MCN Live”, e cilësoi kallëzimin si politik dhe akuzoi policinë se po vepron me urdhër të kryeministrit.
Sektori i kapur i Policisë së Shtetit, që drejtohet politikisht nga Edi Rama, ka vijuar me kallëzimin e pestë ndaj meje. Dy të fundit janë bërë brenda 48 orëve.
Prokuroria ka rrëzuar disa nga këto kallëzime, duke i konsideruar të pabazuara.
Po ndodh që policia politike e Edi Ramës më kallëzon, ndërsa Prokuroria i rrëzon këto kallëzime. Ata shkelin ligjin dhe më pas prokuroria konstaton se janë në shkelje.
Lapaj theksoi se protesta e tyre është e ligjshme dhe e mbrojtur nga Kushtetuta.
Na akuzojnë për pushtim të tokës para Kryeministrisë. Nuk e di si mund të pushtohet toka thjesht duke qëndruar para institucioneve të Republikës.Sipas prokurorisë, duke cituar edhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kjo është një e drejtë kushtetuese dhe e ligjshme.
Pprotesta do të vijojë deri në arritjen e qëllimeve tona
Ne do të vazhdojmë të jemi këtu derisa kjo të marrë fund.
Prej 90 ditësh jemi pa ndërprerje në protestë dhe kjo është një shenjë qëndrueshmërie. Duhet të rezistojmë dhe të përballemi çdo ditë derisa kjo situatë të marrë fund.



