PD publikon sot emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar

PD publikon sot emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar

Numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka përfunduar rreth orës 3 të mëngjesit të ditws sw sotme.

Mësohet se rreth kësaj ore është bërë renditja e të dhënave, të dala nga 14 komisionet e numërimit.

Momentalisht merret vesh se po bëhet renditja e kuotave, sikurse janë gratë, të rinjtë, ne respekt të kuotave të ndarjes në qarqe.

Burimet nga PD bëjnë me dije se shpallja e emrave të 300 anëtarëve të Këshillit Kombëtar do të vonojë në orët në vijim.

Përmes një dalje publike, Gjana tha se numri i delegatëve të pranishëm në Kuvendin Kombëtar, ishte 7 mijë e 646 delegatë, ku vetëm 5 mijë e 703 prej tyre kanë votuar për Këshillin e ri Kombëtar.

Sipas tij, minimalisht 90 prej anëtarëve do të jenë zonja dhe zonjusha, 45 prej tyre do të jenë nga forumi rinor i PD-së, ndërsa pjesa tjetër do të përbëhet nga djem dhe burra.

Dje, mbi 5 mijë demokratë nga mbarë Shqipëria, u bënë bashkë në Kuvendin e Partisë Demokratike, ku është votuar edhe për anëtarët e rinj që do të zgjidhen nga Këshilli Kombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy