Gazetari Adriatik Doçi, thotë se po ndodhin zhvillime të jashtëzakonshme dhe se teksa po shqyrtonte dosjet që ka SPAK në dorë, pothuajse janë hapur të gjitha aferat që janë konsumuar në tre dekada.
Rezulton se nga gjithë ish-zyrtarët, drejtorët, ish-pushtetarët, aktualisht nën hetim nuk janë vetëm Edi Rama i pari dhe Fatos Nano i dyti.
Ministra, ish-ministra, shefa policie, në një anë apo në një tjetër janë të gjithë nën hetim, për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash apo vepra të tjera, kjo vjen si rezultat i reformës në drejtësi.
Deklarata e Doçit u bë në emisionin “Bilardo” në MCN TV, ku deklaroi se SPAK i ka kaluar pritshmëritë e tij.
Sipas tij, kemi arritur në pikën që marrjet si të pandehur të ish-kryebashkiakëve nuk i vënë më re, pasi e kanë mendjen nëse do arrestohet Sali Berisha apo dhëndri i tij.
Në vijim tha se SPAK fillimisht goditi krimin e organizuar duke dhënë në rezultate të forta, nga Shkodra në Elbasan, në goditje me masa arresti, konfiskime, ndonëse shtoi se pak vihet në pah ky aksioni i SPAK.
Në këtë linjë deklaroi se pas goditjes së krimit të organizuar kemi patur goditjen ndaj qeverive, dhe kjo nënvizoi ai, është një e mirë publike, pasi janë nën hetim ish-ministra, ministra, apo janë në arrati.
Janë disa dosje, pothuajse gjysma e ministrive, ministra aktual dhe ish-ministra dhe drejtorë janë nën hetim, pavarësisht se mund të mbyllen hetimet.
Por që ka një goditje aksion të gjithë aferave të dyshuara të qeverisë.
Kjo është një gjë e mirë, pavarësisht se ka pasur kritika të shëndosha dhe të duhura që SPAK duhet të vendosë një lloj standardi, për të goditur këdo.
Aktualisht nuk janë hapur disa dosje që janë epike të korrupsionit të kaluar, siç është shitja e ish-hotel “Dajtit”, disa koncensione, pritet që mund të hapen se janë afera flagrante që mund të lidhen me interesa dhe përfitime që kanë shkuar te familja Berisha.
Hotel “Dajti” është një aferë e paprecedentë, se një institucion shtetëror siç ishte Banka e Shqipërisë, i blen qeverisë një institucion tjetër shtetëror për të financuar qeverinë, në prag të zgjedhjeve lokale.
Ana tjetër e skandalit ka të bëjë me rikonstruksionin e hotel “Dajtit” që ende vazhdon.
Ka konstatime nga investigime mediatike që janë shpërdoruar miliona euro para publike, është një aferë publike e konsumuar nga Sali Berisha, Ardian Fullani dhe Ridvan Bode, këta janë tre protagoniste, dosje të cilat nuk janë hapur ende.
Për koncensionin e markimit të karburanteve dhënë në qershor 2013, një nga përfituesit e koncensioneve është Ismail Mulleti, nuk është thënë ndonjëherë.
Në 2008-2009, i jep Shkëlzen Berishës me faturë 350 mijë euro, në këmbim si shërbim për t’i gjetur disa toka në Porto Romano.
Tre vite më vonë, Sali Berisha bashkë me Ridvan Boden, firmosin koncensionin dhjetë vjeçar të markimit të karburanteve, ku është një fitim miliona euro, koncension të cilin e merr kompania e Ismail Mulletit.
E kam te fenomeni dhe mënyra si është përdorur pushteti nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, për përfitimet familjare.
Kjo është dhe një nga motivet që përdori DASH, kur shpalli Sali Berishën, non grata.



