
Kreu i agjencisë gjermane të inteligjencës ka ngritur dyshime rreth pretendimeve se gjatë protestës së dhunshme në Chemnitz, turma e ekstremit të djathtë ndoqi protestuesit emigrantë. Kjo deklaratë e Hans-Georg Maaßen përplaset me versionin e kancelares Merkel për ngjarjen.
Në një intervistë për “Bild”, Hans-Georg Maaßen tha se kishte arsye për të besuar se ka pasur një dezinformim të qëllimshëm.
“Unë jam skeptik ndaj raportimeve në medias sipas të cilave protestues të ekstremit të djathtë kanë ndjekur të huajt që protestonin për llogari të vet në Chemnitz”, tha ai. Sipas tij, nuk ka prova që vërtetojnë se videoja e incidentit që qarkullon online është autentike.
Grupet ekstremiste të ekstremit të djathtë u mblodhën në Chemnitz pas vrasjes së një qytetari gjerman. Autorë të ngjarjes dyshohen dy refugjatë, të cilët aktualisht janë në paraburgim. Gjatë protestës, grupeve të ekstremit të djathtë iu bashkuan me mijëra banorë të qytetit. Pjesëmarrës të shumtë në protestë hodhën parulla kundër të huajve bënë përshëndetjen tipike naziste me dorë.
Gjatë protestës së dhunshme mbetën të plagosur qytetarët jogjermanë, punonjës të policisë dhe gazetarë.
Protesta në Chemnitz u bë shkak për rikthimin e kritikave mbi emigracionin nga ana e aleatit kryesor të Merkelit, Horst Seehofer.



