Denoncimi i Arben Ahmetajt për trafik armësh, Meksi: Një show i fillim-sezonit, s’ka asnjë provë konkrete

Denoncimi i Arben Ahmetajt për trafik armësh, Meksi: Një show i fillim-sezonit, s’ka asnjë provë konkrete

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka trazuar sërish opinionin publik duke publikuar një audio-përgjim, përmes të cilit pretendon të denoncojë një rrjet të trafikut ndërkombëtar të armëve që operon nga Shqipëria. Në qendër të këtyre akuzave të forta politike dhe ekonomike radhiten biznesmeni izraelit Ron Yefet, kompania "Timak Defense", si dhe ajo që Ahmetaj e ka pagëzuar si "koncepti KAYO". 

 

Gjatë deklaratave të tij, ish-numri dy i qeverisë zgjodhi ta etiketonte biznesmenin Yefet me një krahasim politik, duke e quajtur atë si një "Ergys Agasi anglishtfolës" dhe duke këmbëngulur se të dy këta personazhe janë "identikë në mënyrën se si veprojnë dhe funksionojnë". 

 

Lidhur me këtë denoncim, Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, e ka cilësuar të gjithë lëvizjen e Ahmetajt si një sfilatë mediatike pa përmbajtje reale për shkak të mungesës absolute të fakteve të prekshme. 

 

Për momentin mbetet një show, nuk shoh elementë të tjerë më të rëndësishëm se një show. Po ku dilte kjo skemë e trafikut të armëve? Është një Igor, Roni, Tatjana, fotot i ka bërë regjia e Syrit, një audio që nuk dëgjohet mirë anglisht dhe këtu kemi trafik armësh? Ku janë këto detaje, prandaj është vetëm një show interesant i fillim-sezonit, kaq, nuk shoh elementë të tjerë. Çfarë ka denoncuar më parë Ahmetaj kanë vlerë, por mua nuk më rezulton kështu; ne e kemi trajtuar kaq gjerësisht dosjen e AKSH-it dhe që mbart pjesë të dosjes së prokurorëve të SPAK.

 

Meksi bëri një krahasim të drejtpërdrejtë me dosjet e tjera hetimore që janë aktualisht në duart e Prokurorisë së Posaçme, duke vënë në dukje se audiot e paqarta nuk mund të shërbejnë si baza juridike pa u specifikuar zanafilla e tyre teknike. 

 

Po ta krahasojmë me dosjet e tjera, kjo audio-përgjimi ku është që ta kqyri prokurori, në cilën datë është bërë, në cilin telefon, ishte në Telegram apo në WhatsApp? Te dosja e AKSH-it në SPAK kemi ngjarje të ndodhura me dëshmitarë që vijnë dhe rrëfehen. Ndoshta më vonë Ahmetaj plotëson detajet, ndoshta dalin shumë gjëra, por me aq sa pamë dje është thjeshtë një show. 

 

Në mbyllje të qëndrimit të tij, drejtuesi i MCN TV analizoi edhe kontekstin e pastër politik dhe ekuilibrat e brendshëm brenda mazhorancës, duke vlerësuar aftësinë e kreut të qeverisë për të menaxhuar goditjet që i vijnë nga ish-bashkëpunëtorët e tij. 

 

Kryeministri Rama rezulton qartazi më i aftë se këta që e sulmojnë për të mbajtur pushtetin. Betejat po i vijnë nga vetvetja, ka shumë pakënaqësi në grupimet e PS-së dhe janë pikërisht këta njerëz që gëzohen për këto debate, sepse ai debat i djeshëm nuk sjell asgjë. Debati i vërtetë është shmangia nga problemet reale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy