Krimi në Elbasan para zgjedhjeve, Soreca: Shmangni gjuhën e urrejtjes!

Krimi në Elbasan para zgjedhjeve, Soreca: Shmangni gjuhën e urrejtjes!

Për vrasjen e ndodhur pasditen e së mërkurës në Elbasan, dyshohet për shit-blerjen e votive, ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Soreca thotë se ngjarja duhet hetuar me shpejtësi, ndërsa bëhet thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës.

 “Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhet të bëhet qartësi në lidhje me përgjegjësitë dhe të ndiqet në tërësi.

Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës inflamatore dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale”, deklaroi ambasada e BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy