Mes mjekësisë dhe letërsisë e artit, Ilir Topi rrëfen vështirësitë e zgjedhjes

Mes mjekësisë dhe letërsisë e artit, Ilir Topi rrëfen vështirësitë e zgjedhjes

Mjeku Ilir Topi rrëfeu në emisionin “Stay Tuned” se ndonëse studioi për mjekësi, i nxitur edhe nga tradita familjare, thirrja e tij e brendshme ishte drejt artit dhe letërsisë.

Kur je 18 vjeç sa mbaron gjimnazin është një periudhë pak e vështirë dhe është shumë herët për të zgjedhur çfarë do bësh kur të rritesh. Mjekësinë e zgjodha sepse është më tepër një traditë familjare. Babai mjek, mamaja mjeke pediatre, vëllai i madh është mjek okulist. Kisha tre mjekë mbi vete, kështu që natyrshëm pjesa akademike shkoi drejt mjekësisë. Por gjithmonë kam pasur qejf artin dhe letërsinë dhe zgjodha të mos shkëputem. Sepse aty e shikoja që kisha një thirrje nga lart, pak mistike, shpirtërore, dhe s’doja të hiqja dorë. Nuk është se kisha një pasion të madh për mjekësinë. Por të mësosh si funksionon trupi është mrekulli më vete.

Dashuria për artin është diçka e lindur, është diçka gjenetike. Nuk është zgjedhja ime, nuk është se me artin fiton para. Nuk është se e kam zgjedhur se duke qenë krijues, fiton para. Por është pjesë e imja, nuk ndihem mirë nëse nuk krijoj. Idetë më vijnë kudo, edhe në rrugë duke shëtitur. E ndjej si diçka të brendshme, që idetë që kam, kam dëshirë t’i hedh në letër, t’i hedh diku”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy