
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi sot në Ohër se Beogradi ishte i gatshëm për një marrëveshje me Prishtinën.
Vuçiç tha se Kosovës do t’i ofrohet energji elektrike në këmbim të linjitit.
Duke cituar deklaratën e presidentit serb, agjencia e lajmeve Tanjug raporton:
Ne ishim të gatshëm t’i ofronim Prishtinës shkëmbim në mënyrë që të merrnim sasi të konsiderueshme të linjitit cilësor në këmbim të energjisë elektrike.
Nëse nuk doni kështu, atëherë mund të bëhet edhe me para. Nuk kemi asnjë problem, jemi të gatshëm të flasim për këtë”.



