Stay tuned/ Caka: Koalicioni opozitar është bërë bashkë për rikthimin e demokracisë në Shqipëri

Stay tuned/ Caka: Koalicioni opozitar është bërë bashkë për rikthimin e demokracisë në Shqipëri

Në emision “Stay tuned” të Valbona Mhillit në MCN Tv, ishte e ftuar Silva Caka, ish-deputete e PL-së.

Teksa foli për përgatitjet për zgjedhjet vendore të 14 majit dhe kandidimin nën siglën “Shtëpia e Lirisë” të koalicionit opozitar me PD e Sali Berishës, ajo u shpreh se qëllimi është rikthimi i demokracisë në vend, kaq kohë të munguar.

Jemi bashkë për një qëllim të përbashkët, që është rikthimi i demokracisë në Shqipërisë.

U bën të paktën për katër vite që paraardhësit që e çoi vendin në një zgrip, për sa i përket jo vetëm demokracisë, por edhe kushtetutshmërisë edhe kontrollit dhe balancës së pushteteve, këto katër vite te kaluar në një lloj terri informativ, në mungesë llogaridhënie, transparence, në mënyrën se si administrohen paratë publike të qytetarëve nga pushteti vendor, kanë bërë që ne të jemi bashkë në një front, kundër të gjithë kësaj gjëje që ka ndodhur.

Ne jemi të gjithë bashkë dhe e rëndësishme për ne si koalicion, që të na bashkëngjiten edhe qytetarët gjithmonë kjo e ardhur si pasojë e alternativa të reja dhe e zgjidhjeve më të mira që ne ofrojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy