Sulmi në Londër, Theresa May largohet nga parlamenti nën masa të larta sigurie, dyshohet për civil të vrarë (FOTO)

Sulmi në Londër, Theresa May largohet nga parlamenti nën masa të larta sigurie, dyshohet për civil të vrarë (FOTO)

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May është larguar e sigurt nga ndërtesa e Parlamentit, ku po mbahej seancë për Brexit.

Sipas raportimeve nga vendi ngjarjes, ajo u largua nën masa të repta sigurie nga ndërtesa e Parlamentit në Londër. 

Ndërkohë mjekët kanë njoftuar se një grua ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga sulmi në Londër. Sipas mjekëve që u kanë ardhur në ndidhmë të plagosurve, kanë thënë se personat të tjera kanë marrë lëndime shumë të rënda.

Nga ana tjetër policia britanike ka thënë se asnjë terroristë nuk ka mundur të depërtojë brenda ndërtesës së Parlamentit.

Sipas autoriteteve dy prej terroristëve janë kapur në urën e Londrës, ndërsa një tjetër është qëlluar me armë.

Policia britanike është duke e cilësuar sulmin jashtë Parlamentit të Britanisë në Londër si incident terrorist, deri në momentin sa të zbardhet e vërteta.

Sipas mediave vendase, nuk ka një numër të saktë për personat e plagosur, por BBC raporton se nga sulmi dyshohet se janë plagosur 4 deri 12 persona, por nga policia nuk asnjë konfirmim.

Ndërkohë parlamenti është bllokuar, ndërsa policia u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shmangin parlamentin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy