Vota e diasporës turke, Dosti: Ka rëndësi, gara është e ngushtë

Vota e diasporës turke, Dosti: Ka rëndësi, gara është e ngushtë

Qytetarët turq në vendet e rajonit e kanë përmbyllur procesin e votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që Turqia mban më 14 maj. Votimi në ambasada dhe konsullata është zhvilluar përgjatë datave 5,6 dhe 7 maj. Në një lidhje me edicionin e lajmeve në MCN TV, Nada Dosti, gazetare, tha se në kushtet e një diference të ngushtë mes partisë së presidentit Erdogan dhe opozitës, vota e diasporës është e rëndësishme. Sipas saj, pavarësisht se mediat në Turqi flasin për rikonfirmimin e Erdoganit dhe partisë së tij, tërmeti i disa javëve më parë e ka vënë atë në disavantazh.  

Mbi 60 milionë turq vendosin për përfaqësuesit politikë. Janë zgjedhjet për president dhe ato parlamentare. 24 parti politike dhe 151 kandidatë të pavarur kandidojnë për në Parlamentin turk. Qendrat do të jenë të hapura nga ora 8:00-17:00.

Sipas sondazheve, tërmeti e ka vendosur në disavantazh Erdoganin përballë kundërshtarëve.

Kemal Kilicdaroglu përfaqëson opozitën. Ai është përballur me Erdogan edhe më parë. Në 2018, Erdogan fitoi me diferencë të vogël. Më e rëndësishme është si do të përfundojnë zgjedhjet. Ka pasur incidente me kryetarin e bashkisë së Stambollit, i cili vjen nga e njëjta parti.

Ka pasur incidente edhe në votimet në diasporë. Në Amsterdam, grupi i vëzhguesve përballë të majtës së gjelbër dhe mbështetës të organizatës PKK. Kjo i heq pikë opozitës turke.  

Votimi ka përfunduar. Ka qenë 5-7 maj. Janë hapur qendrat në të gjitha ambasadat dhe konsullatat turke në rajon. Votuesit e kanë shprehur vullnetin, numërimi do të bëhet njëkohësisht me votën e 14 majit.

Vota e diasporës mund të ketë rëndësi, në kushtet e një diference të ngushtë. Sipas mediave, kryeson partia e Erdoganit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy