Zjarri që prej 7 ditësh ka përfshirë Goricën po rrezikon edhe Parkun Kombëtar të Prespës.
Vazhdon sot në ditën e 7 operacioni në territorin e bashkisë Pustec për fikjen e vatrave të zjarrit që rrezikojnë zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Prespës.
Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole ka bërë të ditur se po vazhdon në forca të shtuara aksioni për neutralizimin e zjarrit.
Në ditën e 7-të, po vijojmë luftën në një vatër komplekse, në zonën e Parkut Kombëtar të Prespës. Kemi organizuar punën me të gjitha strukturat operacionale në nivel qarku.
Aktualisht të angazhuara ka rreth 80 forca nga Bashkia Pustec dhe shërbimet e MZSH-ve të 5 bashkive të tjera të qarkut, Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Reparti Ushtarak Drenovë (Korçë), Policia e Shtetit dhe banorë të zonës.
Situata ditën e sotme paraqitet më e normalizuar, edhe pas grupeve që angazhuan gjatë gjithë natës së mbrëmshme. Sipërfaqja e prekur është kryesisht kullotë (në masën rreth 90%) dhe pyjore (në masën rreth 10%).
Sipas tij, po bëhen përpjekje të mëdha për të neutralizuar ku është mundësia mospërhapjen e mëtejshme të vatrës së zjarrit duke shpresuar që në këtë mënyrë do të kufizojmë ecurinë e saj.
“Në orët në vazhdim do të vlerësohet edhe hapësira që ekziston për ndërhyrje nga ajri nëse do të jetë e domosdoshme”, ka bërë të ditur prefekti Jole.



