“Xhadat” - Një lagje e tërë në fshatin Radë tre vite që vuan mungesën e ujit, institucionet vetëm premtojnë

“Xhadat” - Një lagje e tërë në fshatin Radë tre vite që vuan mungesën e ujit, institucionet vetëm premtojnë

Fshati Radë i Manzës është rreth 23 km larg qytetit të Durrësit. Rreth 25 familje në lagjen” Hoxha” të këtij fshati kanë ngelur pa ujë të pishëm prej tre vitesh. Ata thonë se kanë shkuar tek njësia administrative në Manëz si dhe tek bashkia në Durrës po nuk kanë gjetur zgjidhje. Këto familje janë detyruar që të hapin puse pasi kjo është zgjidhja e vetme, ndersa ujin për të pirë janë të detyruar ta blejnë. Banorët shprehen se kanë shkuar disa tek ujësjellësi po vetem kanë marrë premtime.

Banorët shprehen:

- S’kemi ujë kemi tre vjet pa ujë. Përdorim ujë pusi, për të pirë e blejmë, për të larë me ujë pusi.

- Kemi tre vjet pa ujë. Shkojmë tek Bashkia në Durrës por as nuk e njohim kush është Kryetarja, nuk mund ta gjesh aty .Kemi qënë tre ditë atje, presim që të vijë një firmë gjermane. Prit gomar të dali bar, kur del bari ngordh gomari.

- Kemi tre vjet pa ujë, kemi qëne dhe kemi shkuar po nuk degjon kush. Ai zotëria thotë që unë i kam bërë letrat i kam dërguar në Durrës s’vijnë. Jemi 25 banesa që jemi pa ujë të pishëm nuk janë pak. Nuk bëhet fjalë per një, edhe një pse të mos ketë .

- Për t’u larë dhe për të larë enët e përdorim ujin e këtij pusi. Për të pirë dhe për të gatuar blejmë.

 – Kemi vite që këtu në Radë nuk vjen uji. Në lagjet e tjera uji vjen këtu nuk vjen.
Si ka mundësi që nuk vjen uji këtu ?S’kemi me çfarë të gatuajmë do blejmë ujë për të gatuar, do blejmë ujë për të pirë, çfarë është kështu?
Ka shtet apo nuk ka? Lahemi më ujë pusi. i hedhim ilaç se nuk lan uji i pusit, na i ka bërë rrubinetat për faqë të zezë

-Ujë ka,po këtu tek ne nuk vjen uji. Se nga shkon vaditin apo çfarë bëjnë se s’kemi ujë.

Në njësia administrative “Radë” takuam përgjegjsin e ujësjellësit, Bashkim Sallaku, i cili na tha :

“Unë i kam dëgjuar këta banorë, unë këtu jetoj se unë nga Rada jam vetë   ka probleme nga më të ndryshmet, për më shumë interesohu te drejtoria e Ujësjellsit,  t’a japin ato përgjigjen.

Ujësjellës Kanalizime Durrës ka bërë gati projektin dhe do bëhet investim i përgjithshëm.

Ndërsa Ivo Doçi, shef sektori pranë ujësjellës Kanalizimeve Durrës u shpreh:

Në fillim ne na duhet të identifikojmë ku është problemi, pse këta banorë nuk furnizohen me ujë të pishëm. Është problem që këta nuk furnizohen nga depo për arsye se s’ka ujë, s’ka presion apo është problem se mund të ketë një lloj bllokim  tubi që e gjithë lagjia e këtyre nuk mund të marrë ujë. Na duhet patjetër të shkojmë në terren ta verifikojmë atë pjesë. Ne që nesër në mëngjes do shkojmë të shohim zonën që ka problem me furnizimin e ujit të pijshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy