
Kreu i PAA-së Agron Duka foli në MCN Live mbi protestën e 7 korrikut, duke theksuar se ajo nuk bëhet për Sali Berishën, por për problemin e çmimeve. Duka tha se nuk ka asgjë të keqe të shkosh në protestë ndonëse nuk është koordinuar me Berishën, por shtoi se do të ketë një mbledhje dhe vendimmarrje të PAA-së mbi këtë çështje.
Unë s’e shoh protestën si test për opozitën. Unë e shoh ndryshe, a duhet apo s’duhet dalë në protestë. Nëse çmimet janë objektive s’ka pse të dilet në protestë. Por mendoj që ka problematika me çmimet në Shqipëri. Kam qenë kundra bordeve sepse më duket se deformojnë linjën themelore të kapitalizmit që është konkurrenca e lira. Jam që të shkojnë njerëzit në protestë. Ne si PAA nesër kemi një mbledhje, do dëgjojmë mendimin e të gjithëve dhe do vendosim. Por nëse e shohim si test politik do ketë ngërç. Nuk ka pse të mendohet një i grupit të Alibeajt, duhet apo s’duhet të jetë në protestë, sepse s’e bën për Berishën. Nuk duhet ta konceptojmë sikur po shkojmë të favorizojmë Berishën në krye të PD. Qëllimi kryesor i protestës është të bëhet Berisha kryetar i PD, apo problemi i çmimeve. Fermerët përditë na dërgojnë mesazhe për çmimet. Nëse janë të kënaqur, të mos dalin në protestë! Krijojnë një farë kompleksi te njerëzit që politikanët të mos ngatërrohen. Politikani do përzihet se s’bën me protestën se për atë punë është. Kjo s’do të thotë pse opozita përfiton nga kjo punë ne s’duhet ta bëjmë protestën. Ka njerëz që thonë hajde shikoni fshatin, sa bukur! Të shohësh fshatin real duhet të shohësh problematikat e njerëzve, si e shtyjnë 15-ditëshin”.
Duke tha se nuk rrëzohet qeveria me një protestë, por mund të hiqet TVSH-ja për imputet bujqësore dhe bordet.
Nuk rrëzojmë dot qeverinë me një protestë. Problemi është a arrin të heqim TVSH-në për imputet bujqësore, të heqim këto bordet. Berisha, Duka, sot janë, nesër s’janë. S’ka asgjë të keqe të shkosh. Ka dy diskutime, a ia vlen protesta dhe a ia vlen Berisha të jetë në krye të opozitës. Çdo angazhim ka skepticizmin e vet. Paskeni frikë se faktorizohet opozita, ne të faktorizojmë problemin. S’kam kombinuar me Berishën dhe Palokën. Nëse do ishte protestë politike e mirëorganizuar, nuk ishte e tillë. Ato që tha zotëria (Ilir Kalemaj) janë të vërteta, opozita është vunerabël, më mirë të ndahen të dyja pjesët. Rama arriti nga 2013 deri tani të bëjë 10 biznese që të kenë një shkëputje të jashtëzakonshme nga të tjerat”.
Duka tha se Berisha është mazhorancë brenda PD-së, por nuk ia del dot të sjellë opozitën në pushtet. Ai shtoi se Berisha duhet të bëjë një lëvizje taktike dhe të thotë s’do jem kryeministër, por vetëm kryetar i PD.
Mua s’më intereson e ardhmja politike e Berishës, por më interesojnë çmimet. Sali Berisha është mazhorancë brenda PD-së, por nuk arrin ta çojë opozitën në pushtet dhe ta mundë Ramën, sepse ka kundërshti brenda llojin dhe nuk është i aftë të marrë listën gri. Duhet të bëjë një lëvizje taktike, ku të thotë s’do jetë kryeministër i Shqipërisë, por do jem në krye të opozitës. Meta ka dritë-hijet e veta, ka qenë aleat me Ramën dhe Berishën. Ka treguar që për fushata elektorale është jashtëzakonisht i aftë. Prezenca e tij qoftë edhe fizike do ta ngrejë LSI-në dhe gjithë opozitën. Për kryeministrin e ardhshëm s’duhet të vihet Meta, por një njeri që ka pëlqyeshmëri në popull, të bëhen sondazhe. Ka plot figura. Vetëm ashtu mund të krijojë një imazh pozitiv”.



