Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se pas rekomandimit të Komisionit Europian, kosovarët edhe më së paku 4 muaj nuk do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Shengenit.
Në një konferencë për mediat, Vuçiç tha se problemi i serbëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe me të cilat nuk do të mund të udhëtojnë në vendet e zonës Shengen, do të zgjidhet shumë shpejt.



