“Lufta në Europë, kërcënim real”, Donald Tusk: Humbja e Ukrainës rrezikon sigurinë e kontinentit

“Lufta në Europë, kërcënim real”, Donald Tusk: Humbja e Ukrainës rrezikon sigurinë e kontinentit

Lufta në Europë është një kërcënim real deklaroi se fundmi kryeministri i Polonisë Donald Tusk. Paralajmërimi i ashpër i Tusk vjen në një moment që Ukraina dhe Rusia po kryejnë sulme në Bolgorod dhe Kamianskë.

“Europa ka hyrë në një epokë paralufte pasi humbja e Ukrainës rrezikon sigurinë e kontinentit”, tha kryeministri i Polonisë, Donald Tusk.

Kjo deklaratë e Tusk vjen pas një sërë sulmesh ruse në objekte infrastrukturore kritike në Kamianskë dhe Dnipro të cilat lanë pa energji elektrike të dyja qytet.

Që pas sulmit me 144 viktima në Moskë, Rusia ka përshkallëzuar ofensivën ndaj Ukrainës të cilën e akuzon për aktin terrorist.

Për sulmin në fjalë Shërbimi Shtetëror i Sigurisë në Taxhikistan njoftoi se ka arrestuar 9 persona pas dyshimeve se këta të fundit kanë lidhje me masakrën në sallën e koncerteve në Moskë.

Edhe 4 të arrestuarit në Rusi si autorët e deklaruar të sulmit në bashkinë Crocus rezultojnë shtetas nga Taxhikistani. Edhe pse një degë e ISIS mori përgjegjësinë për aktin terrorist autoritetet ruse ndër të cilat edhe presidenti Volodymyr Putin akuzojnë Ukrainën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe. Ndërkohë këto shtete akuzat e Rusisë i kanë cilësuar absurde dhe kanë mohuar pretendimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy