Sejamini: Partitë politike shqiptare nuk kanë ndryshim të madh nga Partia e Punës

Sejamini: Partitë politike shqiptare nuk kanë ndryshim të madh nga Partia e Punës

Analizimi i partive politike shqiptare dhe për rrjedhojë ndryshimet politike që sollën ato në vend, kanë ndikim nga institucionet e komunizmit.

Drupal Ad

 

 

 

Ky është vlerësimi që sjellë në analizën e tij, analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV.

Për nga mënyra e brendshme e organizmit politik dhe veprimtarisë politike, Sejamini thotë se partitë shqiptare që nga viti 1991, nuk kanë ndonjë ndryshim të madh nga Partia e Punës.

Në vitin 1990 në Shqipëri u vendos pluralizmi politik. Menjëherë pas këtij procesi, PD erdhi në pushtet pas një viti dhe filloi të qeveriste.

Në shoqërinë shqiptare, meqenëse ishim 45 vjet në komunizëm, nuk pati asnjë lloj reflektimi, dhe asnjëherë nuk u morëm me të shkuarën, si ndodhi që ne u izoluam nga bota, si ndodhi që ne e zhdukem fenë, si ndodhi që e çuam vendin në bunkerë, e persekutuam njëri-tjetrin, etj.

I gjithë ky proces u ndryshua pushteti por mentaliteti dhe mendësia politike në Shqipëri ngeli e pandryshuar.

Partitë politike sot edhe në këtë vit, janë institucioni më i afërt me institucionin e komunizmit, pra, ato nuk kanë ndryshim të madh nga Partia e Punës, madje ajo parti bënte ndonjë formalitet, bënte në plenum, botonte ca libra, pra këto parti janë identik në mënyrën e organizimit të brendshëm dhe e veprimtarisë.

Ajo çfarë kanë përqafuar partitë politike shqiptare janë dogma, një lloj fasade, edhe këto zgjedhje bëhen për dogmë, por jo se e ndjejnë se duhet bërë garë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy