Ngjeqari: Fatkeqësi kombëtare që Shqipëria s’ka ende një port të madh tregtar!

Ngjeqari: Fatkeqësi kombëtare që Shqipëria s’ka ende një port të madh tregtar!

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari e konsideroi një fatkeqësi kombëtare që Shqipëria nuk ka ende një port të madh tregtar.

Duke folur në emisionin "Arnautistan" në MCN TV ai tha se po bëhet një luftë e heshtur që në bregdetin shqiptar të mos ndërtohen porte.

Sa i takon projektit për Portin e ri Turistik në Durrës, Ngjeqari tha se arabët s’janë të interesuar të bëjnë port, por të marrin sipërfaqe të mëdha toke.

Nëse mund të them një të vërtet të hidhur, çdo shtet ka një bosht ekonomik, ku futet edhe pozicioni gjeografik edhe tranziti i mallrave. Është fatkeqësi kombëtare që në 2022 Shqipëria s’ka asnjë port të madh tregtar. Bëhet një luftë e heshtur që në bregdetin shqiptar të mos ndërtohen porte, dhe janë arritur qëllimet. Porti i Durrësit është ndërtuar 84 vjet më parë nga italianët. Ka arritur maksimalja 4,2 ton mallra. Në këtë port nuk është investuar asnjëherë në mënyrë serioze. S’ka kapacitet përpunimi. Është i vetmi shtet në Mesdhe që s’ka porte tregtare. Është rruga më e shkurtër për të gjithë Ballkanin. Që po hiqet ky port, po bëhet shumë mirë. Aktiviteti i përpunimit të mallrave ndotëse duhet të largohen, dhe këtu duhet të zbresin pasagjerët dhe turistët. Arabët s’janë të interesuar të bëjnë port, por të marrin sipërfaqe të madhe toke, dhe të ndërtojnë hotele. S’bëhet fjalë për marinë tregtare, apo ndonjë vepër me perspektivë të madhe. Këta marrin tokën gratis, në një terren plotësisht urban, pa probleme energjetike, pa probleme përmbytjeje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy