Në konferencën përmbyllëse për fundvit ku kryetari i gjykatës së lartë Sokol Sadushi bëri bilancin vjetor evidentoi cilësinë e dobët të rekurseve. Ai u shpreh se shteti rezulton gjyqhumbës në pjesën më të madhe të gjyqeve administrative me 55%. Edhe pse vetë është një nga hartuesit e reformës në drejtësi, Sokol Sadushi u tregua kritik për mënyrë si po zbatohet kjo reforme.



