Një 43-vjeçare nga Shqipëria është përfshirë në një aksident në Greqi. Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në autostradën e Jonit, pranë kryqëzimit të Kouvaras.
Gruaja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kur është marrë përpara nga një makinë në lëvizje në drejtim të Janinës, duke mbetur e plagosur rëndë. Ajo është dërguar në spitalin e Agrinios, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Burime pranë spialit u thanë mediave greke se për shkak të dëmtimeve të mëdha, mjekët janë detyruar t’ia presin këmbën gjatë operacionit gruas shqiptare.



