
7 të vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci i një sulmi me armë mbrëmjen e kaluar në Ekuador.
Vrasësit e armatosur me pushkë u shfaqën rreth orës 22:00 në një punishte mekanike në periferi të qytetit të Guayaquil-it, duke hapur zjarr ndaj shumë personave që po ndiqnin ndeshjen mes Barcelonës dhe Técnico Universitario.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja sulmi ishte brutal dhe në disa video të postuara në rrjetet sociale shfaqen kufoma të shumta në rrugë në një pellg gjaku, ndërsa disa të plagosur lëvizin duke kërkuar ndihmë.
Ekuadori ka qenë prej kohësh në qendër të një vale dhune e cila ka detyruar qeverinë e presidentit Guillermo Lasso të dekretojë një gjendje të jashtëzakonshme në disa vende dhe të marrë në konsideratë ndërhyrjen e forcave të armatosura në operacionet e rendit publik.



