Gol në minutën e 120-të, kualifikim dramatik i Ukrainës (VIDEO)

Gol në minutën e 120-të, kualifikim dramatik i Ukrainës (VIDEO)

Ukraina është skuadra e fundit që kualifikohet për në çerekfinalen e Europianit. Skuadra e drejtuar nga Shevchenko ka eliminuar ditën e sotme Suedinë, në një ndeshje dramatike. Ukrainasit janë kualifikuar falë golit të Dovbyk në minutën e 120-të, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

Ukraina kaloi e para në avantazh me Zinchenko në minutën e 27-të, ndërsa Forsberg vendosi baraspeshën në minutën e 43-të. Në pjesën e dytë, skuadrat u shfaqën më pak kërkuese, duke u kujdesur të mos pësojnë dhe kështu gjithçka shkoi në shtesa, aty ku situata ishte ndryshe.

Në minutën e 98-të, Suedia mbeti me 10 lojtarë, pasi Danileson u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Besedin. Kur të gjithë po prisnin që ndeshja të shkonte me penallti, erdhi edhe goli që vulosi gjithçka. Ishte Dovbyk, i cili pas një krosimi perfekt nga Zichenko, ia doli të shënojë me kokë në frymën e fundit. Në çerekfinale Ukraina do të përballet me Anglinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy