Nga Luljeta Progni
Reforma në Drejtësi është kusht i panegociueshëm i Brukselit që Shqipëria të vijojë t`i ketë dyert e hapura të Unionit.
Jemi në një situatë kur opozita kundërshton pjesë të draftit të ekspertëve për reformën në drejtësi, ndërsa LSI është shprehur se pa marrëveshje politike mes të gjtiha palëve nuk ka reformë në drejtësi. Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili flet për TemA TV për domosdoshmërinë e konsensusit gjithpërfshirës për këtë reformë dhe për ato pika të draftit të ekspertëve për të cilat LSI nuk është dakord.
Tema e javës trajton mosmarrëveshjet politike për këtë reformë duke u kthyer në retrospektivë në raste të ngjashme të mosmarrëveshjeve dhe marrëveshjeve politike në momente të rëndësishme për vendin.



