PE miraton rezolutë për Shqipërinë: Opozita të përfshihet në reformën zgjedhore

PE miraton rezolutë për Shqipërinë: Opozita të përfshihet në reformën zgjedhore

Komiteti i stabilizim asociimit në Parlamentin Evropian miratoi sot një projekt-rezolutë për Shqipërinë përmes të cilës bën thirrje në pjesëmarrjen e opozitës në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore.

Në këtë rezolutë theksohet se duhet “të përfshihen të gjithë zërat nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar përfaqësim të vërtetë”.

Në rekomandimet e tij, parlamenti europian kërkon nga politika shqiptare dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, ndërsa thekson nevojën e ngritjen së komisioneve hetimore, si funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të Parlamentit.

“Të përdoren Komisionet Hetimore për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri”, theksohet në këtë rezolutë, teksa evidentohet edhe fakti se ligji i ri I qeverisë për komisionet hetimore parlamentare u miratua pa konsensus.

Një paragraf të veçantë në këtë rezolutë zë edhe lufta kundër korrupsionit. PE shpreh shqetësimin se korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe masat parandaluese vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar.

Në kuadër të Procesit të Berlinit, në këtë rezolutë theksohet  edhe rëndësia e zbatimit të reformave të nevojshme për përthithjen efektive të fondeve, duke përforcuar kështu rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy