Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara.

Kurti pritet të marrë pjesë në Forumin e parë Ekonomik të Bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Të enjten kreu i qeverisë së Kosovës priti në një takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, thuhej se ditëve në vijim mund të ketë një takim midis Kurtit dhe presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.



