
Një person raportohet se ka rënë në greminë nga mali i Çikës, informon Qendra e Urgjencave Shëndetësore.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për një shtetas 55 vjeç, i cili është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.
NJOFTIMI
Më datë 28.06.2022, rreth orës 11:20, në sallën operative të DVP Vlorë, është marrë njoftim se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës dhe se njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.
Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasin e dëmtuar, në spital.



