
Aeroporti i Katanias në Itali është aktualisht i mbyllur për shkak të aktivitetit shpërthyes të vullkanit Etna.
Kompania që menaxhon aeroportin e komunikon një lajm të tillë në faqen e saj të internetit.
Sektori i hapësirës ajrore C1 dhe B3 do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 13:00 të ditës së sotme, ku të gjitha hyrjet dhe nisjet janë anuluar.
Për informacion mbi fluturimet të anuluara, mund të kontaktoni linjat ajrore.



