Presidenti i SHBA Joe Biden, i cili po kërkon një mandat të dytë në nëntor, tha se rivali i tij Donald Trump ishte i vendosur të shkatërronte demokracinë.
“A do të vazhdojmë të ecim përpara apo do të lejojmë që Donald Trump të na udhëheqë drejt kaosit, ndarjes dhe obskurantizmit që kanë përcaktuar mandatin e tij?”, tha Joe Biden në një reagim në X.
Mbrëmjen e së martës, gjatë primareve të “Super të Martës” , dy kandidatët fituan secili shumicën e votave në shtetet ku po zhvilloheshin zgjedhjet.



