Sadiku: Refuzimi i Asociacionit do ta shndërronte Kosovën në një Qipro të re të Europës (VIDEO)

Sadiku: Refuzimi i Asociacionit do ta shndërronte Kosovën në një Qipro të re të Europës (VIDEO)

Lidhja Demokratike e Kosovës zgjedh sot kryetarin e ri. Në Kuvendin e dhjetë zgjedhor, Lumir Abdixhiku kërkon një mandat të dytë, kësaj radhe 4-vjeçar, pas mandatit të shkurtër 2-vjeçar.

Arbnor Sadiku, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare tha përmes një lidhje “skype” me studion e MCN Tv se me shumë gjasa shumicën e votave do e marrë Lumit Abdixhiku, por mbetet në pikëpyetje nëse do arrijë që ta konsolidojë LDK-në dhe të kalojë pragun e 25%.

Ajo që dihet është se me një pjesë të madhe të votave do të zgjidhet kryetar i ardhshëm Lumir Abdixhiku. Lajm do të jetë nëse Abdixhiku do mundë ta konsolidojë më tej, ta reformojë dhe të kalojë mbi 25%. Në zgjedhjet  e kaluara ka qenë në rënie të plotë, ku vetëm 11 % e votuesve kanë votuar për këtë parti.

Kjo ka pasur problemet e saj. LDK është një nga partitë më të rëndësishme, është partia e parë demokratike e krijuar në Kosovë dhe ish-Jugosllavi.

Rënien më të madhe LDK e ka pasur në zgjedhjet e kaluara. Kryetari i ri është përpjekur ta reformojë këtë parti. Prurjet e grave dhe të rinjve në një formë apo në një tjetër i kanë dhënë një frymë të re. Ende nuk e dimë a do të kemi një kundërkandidat pasi dihet që në shumicën e zgjedhjeve, përveç atyre kur ka qenë kandidat Rugova, LDK  ka pasur kundërkandidat.

Po shihet që LDK ka pasur probleme për të pasur një kandidat të dytë pasi është e vështirë të jesh kryetar i kësaj partie duke qenë se është dhe në opozitë.

I ndalur tek Asociacioni, Sadiku tha se Kosovë nuk kishte alternativë tjetër dhe se refuzimi i kësaj marrëveshje do bënte që shteti të shndërrohej në një Qipro të re të Evropës.

Në situatën ku gjendet, Kosova nuk ka pasur shtegdalje dhe alternativë tjetër se refuzimi i këtij Asociacioni, i bie që Kosova të shndërrohej në një konflikt të ngrirë, ngjashëm me Palestinën dhe Ukrainën dhe nuk do të kishim zgjidhje dhe praktikisht do të shndërroheshim në një Qipro të re të Europës ku në çdo moment do të kërcënoheshim nga luftëra të reja dhe përpjekjet e Serbisë për të sulmuar sovranitetin e Kosovës dhe integritetin e saj. Prandaj është bërë mirë që kjo zgjidhje është bërë si shtytje përpara, se nëse Serbia njeh Kosovën ‘de facto’ i bie që është një hap drejt njohjes ‘de juro’ dhe kësisoj Kosova do e konsolidojë sovranitetin e saj dhe në veri dhe do e ketë më të lehtë integrimin në organizatat ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy