Politico: Trump akuzoi Zuckerberg-un për komplot në 2020-ën. Paralajmërim për burg nëse ndodh e njëjta gjë në zgjedhjet e ardhshme

Politico: Trump akuzoi Zuckerberg-un për komplot në 2020-ën. Paralajmërim për burg nëse ndodh e njëjta gjë në zgjedhjet e ardhshme

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Mark Zuckerberg për komplot kundër tij gjatë zgjedhjeve të 2020-ës dhe ka paralajmëruar CEO-n e Meta-s që të mos e bëjë këtë përsëri në votimin e këtij nëntori, sipas një fragmenti nga libri i tij që do të dalë së shpejti i parë nga “Politico”.

Në librin e tij të ri, të titulluar "Save America" ​​dhe që do të botohet javën e ardhshme, Trump përfshin një fotografi pa datë të tij duke u takuar me Zuckerberg në Shtëpinë e Bardhë kur ai ishte president. 

Nën foto, Trump shkroi një mbishkrim ku thoshte se shefi i Metës “do të vinte në Zyrën Ovale për të më parë mua. Ai do të merrte me vete në darka bashkëshorten e tij të këndshme, dhe do sillej mirë si kushdo, ndërkohë që gjithmonë komplotonte të instalonte ‘lock boxes’ të turpshme, në një komplot të vërtetë kundër presidentit”, do të shprehej Trump, thuhet në raportin e Politico, duket se i referohet një kontributi prej 420 milionë dollarësh që Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan dhanë gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, për të financuar infrastrukturën zgjedhore.

Ish-presidenti vazhdoi të pretendonte se Zuckerberg i kishte thënë atij në atë kohë se nuk kishte "askush si Trump në Facebook", por në të njëjtën kohë "e kishte drejtuar (mediumin) kundër meje".

“Ne po e vëzhgojmë atë nga afër dhe nëse ai bën ndonjë gjë të paligjshme këtë herë, ai do ta kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg – siç do të bëjnë të tjerët që mashtrojnë në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës”, thuhet se paralajmëron Trump në libër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy