
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mbahet sot seanca e radhës në Apel për shqyrtimin e masës së arrestit ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Bleri.
GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Fredi Belerit, i cili do të vijojë të qëndrojë në burg.
Sot ndërkaq në seancën e radhës në Apel për shqyrtimin e masës së arrestit janë të pranishëm katër avokatë grekë.
Gazetari Arsen Rusta, tha për MCN live se vendimi i sotëm është ndër më të rëndësishmit nga ana e Gjykatës.
Sot gjykata do duhej të shprehej, sot vendimi i gjykatës është ndër më të rëndësishmit, pasi gjithsesi edhe pse data 21 shtator është 3 ditë larg, brenda këtyre ditëve do të ketë sërish kërkesa dhe ndryshime ose tentativa. Sot është një vendimmarrje e cila lë shumë për të kuptuar pasi ndryshimi i vetëm ishte se kërkesa e fundjavës ishte se çështja nuk ishte ende në dyert e gjykatës, tashmë është në themel dhe kjo është një provë e re, se si do ta vlerësoj Apeli, mbetet për tu parë.
Megjithatë, dosja në ngarkim të Fredi Belerit ka kaluar për gjykim dhe javën e kaluar është mbajtur seanca e parë. Ai nuk e ka pranuar gjykimin e shkurtuar dhe ka kërkuar të paktën 60 dëshmitarë në sallën e gjyqit, edhe personat që janë paguar për vota.



