
Një vello misteri ka veshur vdekjen e oligarkut rus dhe aleatit të ngushtë të Vladimir Putinit, Ivan Pechorin, i cili raportohet të ketë rënë nga anija në të cilën ishte duke udhëtuar me shpejtësi të madhe.
Autoritetet ruse gjetën të hënën trupin e 39-vjeçarit Pechorin, i cili ishte një ekzekutiv i rangut të lartë në sektorin e energjisë dhe ishte tejet aktiv në Arktik.
Trupi i 39-vjeçarit u gjet pranë ishullit Russky, në detin e Japonisë. Pechorin, siç raportohet nga gazeta ruse “Komsomolskaya Pravda” , kishte për detyrë të modernizonte Forcat Ajrore në Rusinë Lindore dhe të shfrytëzonte burimet natyrore në Arktik përballë sanksioneve të ashpra perëndimore.
Vlen të theksohet se 39-vjeçari kishte marrë pjesë në Forumin Ekonomik Lindor të mbajtur së fundmi në Vladivostok të organizuar nga presidenti rus Putin.
CEO i Korporatës së Zhvillimit të Lindjes së Largët dhe Arktikut (ERDC), Ivan Pechorin kishte marrë pjesë në Forumin Ekonomik Lindor të organizuar nga Presidenti Vladimir Putin në Vladivostok.
Vdekja e Ivanit është një humbje e madhe për miqtë dhe kolegët e tij, një humbje e madhe për kompania.
Kështu deklaroi kompania në faqen e saj të internetit.
Të paktën shtatë oligarkë rusë kanë vdekur që nga fillimi i luftës
Që nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë më 24 shkurt, të paktën shtatë oligarkë rusë kanë vdekur në rrethana të mistershme. Ata të gjithë kishin lidhje të ngushta me Kremlinin, lidhje me gazin rus dhe ishin kundër luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë.
Vdekja e kryetarit të bordit të kompanisë më të madhe private të naftës në Rusi, Lukoil, Ravil Maganov, shkaktoi shqetësim të madh. Në mediat ruse u raportua për një “rënie aksidentale nga dritarja e spitalit”. Nga ana tjetër, sipas njoftimit të kompanisë, Maganov “ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë”.
Lukoil është një nga kompanitë e pakta ruse që ka bërë bëri thirrje publike për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, duke bërë thirrje në muajin mars për një “ndërprerje të menjëhershme të konfliktit të armatosur”.
Maganov nuk ishte oligarku i parë i Lukoil që vdiq që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Zyrtari i parë i rangut të lartë ishte Alexander Shabotin, i cili u gjet i vdekur në bodrumin e një rezidence në një periferi të Moskës në muajin maj.
Mediat ruse raportuan se shtëpia i përkiste një shëruesi të vetëshpallur, Shaman Magua, i cili praktikonte rituale pastrimi.



