Kurban Bajrami/ MCN Live sjell atmosferën festive nga Durrësi, Elbasani, Vlora dhe Pogradeci

Kurban Bajrami/ MCN Live sjell atmosferën festive nga Durrësi, Elbasani, Vlora dhe Pogradeci

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Kurban Bajramin, një nga dy festat më të rëndësishme në kalendarin islam. 

 

Në shumë qytete të vendit, besimtarët iu drejtuan xhamive dhe shesheve kryesore që në orët e para të mëngjesit për të falur Namazin e Kurban Bajramit.

 

MCN Live ka sjellë atmosferën festive dhe ceremonitë e faljes nga Durrësi, Elbasani, Vlora dhe Pogradeci, përmes raportimeve të korrespondenteve Ervina Garo, Entela Duka, Ariola Hasanaj dhe Elsa Xhindole.

 

Durrës-Ervina Garo:

Në Durrës, qindra besimtarë myslimanë iu bashkuan faljes së Namazit të Kurban Bajramit në sheshin përpara Xhamisë së Madhe, në qendër të qytetit.

 

Që në orët e para të mëngjesit, besimtarët u mblodhën për të kremtuar këtë ditë të shenjtë në një atmosferë paqeje dhe përkushtimi shpirtëror.

 

Në fjalën e tij, teologu dhe imami pranë Xhamisë së Madhe përcolli mesazhe dashurie, mirëkuptimi, harmonie dhe solidariteti mes njerëzve.

 

 

Elbasan-Entela Duka:

Qindra besimtarë myslimanë në Elbasan falën mëngjesin e kësaj të premteje Namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Gensher”.

 

Edhe këtë vit u vu re një pjesëmarrje e lartë e besimtarëve të grupmoshave të ndryshme, përfshirë edhe fëmijë, të cilët iu bashkuan ceremonisë së faljes.

 

Ceremonia u drejtua nga imami Gëzim Karaj, ndërsa myftiu Agim Duka përcolli mesazhe që theksuan rëndësinë e bashkimit, tolerancës, solidaritetit dhe mbështetjes ndaj njëri-tjetrit.

 

 

Vlorë-Ariola Hasanaj:

Në Vlorë, qindra besimtarë myslimanë u mblodhën në Pallatin e Sportit “Flamurtari” për të falur Namazin e Kurban Bajramit.

 

Përveç besimtarëve vendas, të pranishëm ishin edhe qytetarë me kombësi të huaj, të cilët iu bashkuan kremtimit të kësaj feste të shenjtë.

 

Falja e namazit u drejtua nga myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku, i cili në mesazhin e tij u ndal te rëndësia e familjes dhe ruajtja e vlerave familjare.

 

 

Pogradec-Elsa Xhindole:

Në Pogradec, Namazi i Kurban Bajramit u fal në xhaminë “Ebu Beker”, ku morën pjesë qindra besimtarë myslimanë.

 

Pas përfundimit të faljes, imami i xhamisë, Mirel Mazelli, foli për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve familjare, veçanërisht gjatë ditëve të festave fetare.

 

Ai u ndal edhe te mesazhi i kurbanit, duke apeluar që ky akt të mos shndërrohet në reklamim në rrjetet sociale, por të mbetet një vepër e sinqertë shpirtërore dhe një lidhje e pastër me Zotin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy