Ramabaja: Kthesë, bisedimet në Bruksel nën presion kësaj radhe ndaj Serbisë. Borell dhe Lajçak kanë dështuar si ndërmjetësues (VIDEO)

Ramabaja: Kthesë, bisedimet në Bruksel nën presion kësaj radhe ndaj Serbisë. Borell dhe Lajçak kanë dështuar si ndërmjetësues (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe homologu në dialog, Petar Petkoviç po marrin pjesë sot në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në takim me emisarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. fokusi do të jetë zbatimi i plotë i marrëveshjes së 27 shkurtit e arritur mes palëve për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe hapat drejt de-eskalimit të situatës në veri të Kosovës. Sadri Ramabaja, drejtor i Institutit për Gjeopolitikë në Prishtinë, e quajti si kthesë të bisedimeve sot në Bruksel, për faktin se po behet nën presionin, kësaj radhe drejtuar Serbisë. "Është një kthesë paraqitet fakti se në Bruksel sot po zhvillohet takimi i lartë e përfaqësuesve të lartë të Serbisë dhe Kosovës, nën presionin relativisht të orientuar qartë kësaj radhe të paktën në drejtim të Serbisë dhe duke ia tërhequr vërejtjen se eskavimi i realizmit të marrëveshjes së Ohrit tashmë do të ketë kosto për Serbinë. Këto paralajmërime duket se do të jenë shenja sinjikative që dëshmojnë se Serbia i nënshtrohet vetëm presionit. Sado që përdhelet, ajo nuk merr vesh gjuhën e diplomacisë, përveç gjuhën e shkopit. Për prof.Ramabajën, Borell dhe Lajçak kanë dështuar si ndërmjetësues në bisedimet Kosovë-Serbi. "Sjelljet e Serbisë dëshmojnë çështje krejtësisht të pa potencuar herë pas here, dështimin e Borell dhe Lajçak si ndërmjetësues. Ne jemi dëshmitar që në prag të arritjes së marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel, dhe asaj të 18 marsi, të aneksit të saj, Borrel dhe Lajcak kishin paralajmëruar se pala që nuk do ët nënshkruante marrëveshjen do ti nënshtrohej masave të rrepta. Por siç tashme dihet Serbia u trajtua sikur nuk ka dështuar marrëveshjen, madje diplomatët evropian, zotimin e mefshtë të Vucic e morën si të mirëqenë, pavarësisht se 3 ditë më pas kundërshtonte në esencë marrëveshjen. Duket qe ndërgjegjësimi i diplomacisë evropiane, natyrisht i atyre që kanë hartuar planin franko-gjerman, ka qenë faktori vendimtar që ka vu në lëvizje sërish një frymë tëre të marrëveshjes kësaj radhe, duke treguar të vërtetën ne shesh, ashtu siç është, pengesë është Serbia, destabilizuese e rajonit është Serbia, dhe garantuese e perspektives të rajonit është prap Serbia, natyrisht nëse ekziston presioni i duhur".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy