Hap dyert hoteli më i lartë në botë (FOTO)

Hap dyert hoteli më i lartë në botë (FOTO)

Hoteli më i lartë në botë hapet në Dubai, vendi ku arkitektura moderne ka bërë mrekulli. Hoteli quhet “Gevora” dhe ndodhet në lartësinë 356,3 metra. Luksi nuk ka fund në hotelin e sapoinuguruar në Sheikh Zayed Road, ku mermeri dhe ari stolisin dhomat. Katër restorante, një pishinë dhe palestër ofrojnë shërbimet e tyre në këtë hotel.

Hoteli është ndërtuar në zonën financiare të qytetit. Me 75 katet e tij, ai e kalon lartësinë e kullës Eifel në Paris. Ai përbëhet nga 232 dhoma deluxe, 265 teke dhe 31 suita me sipërfaqe 85 metër katrorë secila.

Hoteli është ndërtuar nga kompania Al Attar Properties, e cila ka ndërtuar edhe hotele të tjera në të njëjtën zonë. Ashensorët janë aq të shpejtë saqë ngjiten në katin e fundit për vetëm 33 sekonda.

Një tjetër rekord janë pishinat dhe Jacuzzi, të vendosura në katin e fundit.

Ndërtimi i strukturave të tilla është pjesë e strategjisë për ndërtimin e një të ardhmeje që nuk bazohet vetëm në të ardhurat nga nxjerrja e naftës. Objektivi është tërheqja e 20 milionë turistëve për vitin 2020. Duket se ky nuk është një objektiv i vështirë, sidomos nëse sheh numrin e turistëve që vizituan Dubain vitin e kaluar. Të dhënat tregojnë se 2017-a mblodhi në Dubai 15.8 milionë turistë nga e gjithë bota, 6.2 % më shumë se në vitin 2016. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy