Dita më e përgjakshme në Mianmar, vriten të paktën 89 protestues

Dita më e përgjakshme në Mianmar, vriten të paktën 89 protestues

Të paktën 89 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Minamar, vend ku ushtria ka marrë drejtimin e qeverisë pas puçit të shtetit ndaj partisë fituese në zgjedhje.

Sipas aktivistëve këto kanë qenë orët më të përgjakshme që kur ushtria erdhi në drejtim të vendit me 1 shkurt. Sipas Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politk mes viktimave ka edhe fëmijë.

Ngjarjet e përgjakshme erdhën teksa protestuesit shpërfillën paralajmërimet dhe dolën në rrugë në Ditën Vjetore të Forcave të Armatosura. Ndërkohë zyrtarët e SHBA-së, Britanisë dhe BE-së dënuan vrasjet.

"Forcat e sigurisë kanë turpëruar veten duke qëlluar civilë të paarmatosur," tha ambasadori britanik Dan Chugg në një deklaratë. Vdekjet e fundit e kanë çuar në 400 numrin e personave të vrarë nga Ushtria që prej fillimit të protestive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy