Protestë para Kuvendit për Butrintin/ Baçe: Plan qesharak, e kthen në qendër diskosh!

Protestë para Kuvendit për Butrintin/ Baçe: Plan qesharak, e kthen në qendër diskosh!

Shoqëria civile po zhvillon sot një protestë jashtë Kuvendit, ku pritet të ketë një debat mbi miratimin e projektit për Parkun e Butrintit.

Ata janë shprehur se specialistët nuk janë pyetur në lidhje me këtë çështje dhe se ligji favorizon një fondacion të caktuar dhe se të gjitha fondet do t’i marrë fondacioni.

Arkeologu Apollon Baçe e konsideroi planin si qesharak, që e kthen parkun në një qendër diskosh.

Nuk mund të shitet shpirti i kombit për një sasi lekësh. Butrinti sot jep 2.1 milionë euro edhe thuhet që do futen 6 milionë, ku do vejnë këto?! Janë lekë që do përdoren për disko, bare dhe restorante. E bukura është që 1/3 duhet ta paguajë populli! Ne s'jemi kundër Amerikës! Amerika për mua është një frymë. Për mua Amerika nuk është Granoff. Nuk ka ndodhur që një ligj të bëhet me porosi të fondacionit dhe fondacioni të përfitojë.  Për mua, këtu do kemi një përfitim prej 60 mln dollarësh në vit që do i kalojnë fondacionit amerikan. Nuk është parë në asnjë vend në botë. Konventa e Parisit e ndaloi. Këtu është një Parlament mësuesish. Karvani leh, qentë ecin para. Nuk ka të bëjë fare shteti shqiptar. Në krye të këtij fondacioni caktohet Hodges. Në krye të fondacionit është një antishqiptar”

“Plani i këtyre është me qesharak që kam parë ndonjëherë. Kjo do kthehet në një qendër diskosh”, vijoi Baçe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy