PD diskuton draftin e qeverisë për Reformën zgjedhore/ Alibeaj: Nuk jemi dakord me asnjë nga pikat e saj

PD diskuton draftin e qeverisë për Reformën zgjedhore/ Alibeaj: Nuk jemi dakord me asnjë nga pikat e saj

Ka përfunduar mbledhja e opozitës së bashkuar këtë mbrëmje, e mbajtur në selinë e PD.

Në një dalje për mediat, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh se një ndër diskutimet ishte dhe drafti i paraqitur nga qeveria mbi reformën zgjedhore.

Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si tallje për shqiptarët draftin e përgatitur nga qeveria për 'Zgjedhore', duke theksuar se opozita e bashkuar nuk është dakord me asnjë nga pikat e saj. Për të argumentuar qëndrimin e opozitës, Alibeaj, i cili është edhe kryetar i këtij grupi pune, solli tre shembuj.

"U diskutua edhe drafti i bërë publik nga ana e qeverisë dhe zgjidhjet që janë dhënë në këtë draft tregon qartësisht dhe seriozitetin dhe dëshirën për të bërë një reformë reale, por të konstatosh që psh për çështjen më të rëndë, shitblerjen e votës, me një deklaratë që bën Rama, “O sheshi Skëndërbej, që nuk do vjedh më vota”. Të adresojnë çështjen e parave të pista në fushatë, duke thënë se do gjobiten ata që marrin para, kjo është tallje më e rëndë, dhe jo seriozitet. Reformë reale është të diagnostikojë realisht problemet e zgjedhjeve dhe të gjejë zgjidhjen efektive, ndryshe do të ishte tallje se të gjithë e kuptojnë qe vetëm reformë nuk është, por për t'u hedhur hi në sy shqiptarëve dhe ndërkombëtare. Presioni ndaj administratës, që të kuptohet dhe presioni i nxënësve besoj se është tallje me shqiptarët. Jo vetëm modestisht jemi të pozicionuar për një reformë reale, për t'i dhënë shqiptarëve votën e lirë dhe të ndershme, që do duhet të bëjë ndryshimin në dorë të shqiptarëve. Për këtë ka qenë mbledhja e grupit të opozitës së bashkuar. Ne jemi të vendosur se ajo që do të quhet reformë reale, të gjejë zgjedhjet efektive ndryshe do të ishte tallje.

I pyetur se cila është zgjidhja që ofron opozita e bashkuar ndaj fenomenit të shit-blerjes së votës, Albieaj përmendi qeverinë tranzitore.

“Kjo është një çështje e vullnetit politik. Besoj se keni dëgjuar për qeverinë tranzitore. Kjo është zgjidhja logjike, racionale, proporcionale, si zgjidhje e fundit”, tha ai.

Opozita ka vendosur që grupet e punës të jenë tre dhe që të drejtohen nga ish-deputetët demokratë, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso. Produkti i opozitës pritet që të zyrtarizohet brenda 30 ditësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy