
Mazhoranca duket se është tërhequr nga shkarkimi i presidentit të republikës së Shqipërisë Ilir Meta pas dekretit të dytë të këtij të fundit për anulimin e zgjedhjeve. Tema Tv ka siguruar rezolutën që do të diskutohet ditën e enjte në parlament ku ndër të tjera nuk kërkohet shkarkimi i tij por i kërkohet që të reflektojë dhe të mos shkel më kushtetutën.



