
Mësuesja Eralda Bejleri tha në studion e MCN Informacion se fokusi dhe prioriteti i të gjithë mësuesve duhet të jetë mirëqenia e fëmijëve, përpara rezultateve të tyre.
Bejleri tha se mësuesit nuk paguhen as mjaftueshëm për lodhjen që ata kanë.
Ka një numër të pakët mësuesish që punojnë në dy shkolla për të plotësuar numrin e orëve.
Para se të shohim rezultatet duhet të shohim mirëqenien e fëmijëve. Sot i kërkova klasës së 7-të të shkruanin interesat e tyre në pika dhe njëra prej tyre ishte “të bëhem njeri i mirë”, Është prioritet, dhe fokus që duhet ta kemi të gjithë.
Nuk paguhemi as mjaftueshëm për atë lodhje që kemi. Por fëmija nuk ka faj për lodhjen dhe pagën e ulët.



