
Një nga njerëzit më të pasur të botës është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Biznesmeni suedez Ingvar Kamprad, themelues i IKEA-s, ka ndërruar jetë. Falë intuitës së jashtëzakonshme për biznes, ai ishte i pari që ngriti një perandori të vërtetë, bazuar në mobiljet me çmim të ulët, që montohen në shtëpi.
E themeluar 74 vjet më parë, kur Kampard ishte vetëm 17 vjeç, IKEA ka sot dyqane në të gjitha vendet e botës. Vetëm në periudhën 2015-2016, IKEA shënoi fitime prej 4.2 miliardë eurosh, duke e bërë Kampard-in një nga njerëzit më të pasur në planet, me një pasuri prej 33 miliardë dollarë.



