Mediat greke kanë njoftuar vizitën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Athinë më 7 dhjetor. Zhvillimet dypalëshe, ato rajonale si dhe lufta në Gaza pritet të jenë në qendër të diskutimeve, sipas mediave fqinje. Evropa dhe Turqia kanë një interes të përbashkët për de-përshkallëzimin e luftës në Gaza, tha të hënën kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis.
“Unë nuk jam plotësisht dakord me komentet e presidentit Erdogan në lidhje me Hamasin. Por kjo nuk është arsye për të mos mirëpritur presidentin Erdogan në Greqi”, tha ai.
Presidenti Erdogan u kritikua nga politikanët evropianë për komentet e tij se Hamasi nuk është një organizatë terroriste, por një grup njerëzish që luftojnë për atdheun e tyre.
“Përkundër asaj që tha presidenti Erdogan për Hamasin, mendoj se të gjithë kemi interes të sigurohemi që ky konflikt të mos përshkallëzohet”, tha Mitsotakis.



