Shfrytëzonin për prostitucion 5 shtetase të huaja, arrestohen 2 persona në Tiranë

Shfrytëzonin për prostitucion 5 shtetase të huaja, arrestohen 2 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët shfrytëzonin për prostitucion 5 shtetase të huaja të cilat i kishin sjellë në Shqipëri. 

Gjatë operacionit  ‘Red Light 3’ u ndaluan shtetasit A. Ë., 45 vjeçe, Zh. Y., 30 vjeç, për veprat penale "Trafikimi i personave të rritur", "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale "Prostitucioni", parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal, 5 shtetase kineze, si dhe për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", shtetasi G. L., 62 vjeç, banues në Tiranë.

Dy të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë sjellë në Shqipëri, 5 shtetase të huaja, të cilave iu kanë premtuar se do t’i punësonin në qendra masazhesh në Shqipëri. Pasi këto shtetase kanë arritur në vendin tonë, dy të arrestuarit i kanë shfrytëzuar për prostitucion, në ambiente (apartamente) të marra me qira.

Autorët e dyshuar i reklamonin në faqe online, shtetaset që i shfrytëzonin për prostitucion, gjenin klientët, i prisnin ata në hyrjen e pallatit ku ushtrohej prostitucioni dhe pas kryerjes së pagesave që varionin nga 200-300 euro, i dërgonin klientët në apartament.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy