Vlorë/ Shuhet vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë

Vlorë/ Shuhet vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë

Vatra e zjarrit, e aktivizuar prej së enjtes në Qafën e Llogarasë, është shuar. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi paralajmëron qytetarët se do të përballen me ligjin nëse vënë në rrezik pasurinë kombëtare.

Drupal Ad

 

 

 

Një thirrje për të gjithë ata banorë, që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare: Do të përballen më ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët!”, ka thënë ministri i Mbrojtjes.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan forcat zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Mbi 40 efektivë të tjerë nga Forcat e Armatosura iu bashkuan aksionit në orët e para të mëngjesit dhe po bëjnë krehjen e zonës, për izolimin përfundimtar të vatrës.

Më herët drejtori i Përgjithshëm i Zjarrëfikses, Arben Ceka, në një prononcim për median tha se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Vatrat e zjarrit patjetër që kanë dorën e njeriut. Nuk do të ketë asnjë lloj tolerimi. Zjarri do të hetohet dhe policia e shtetit është duke gjurmuar autorët e zjarrvënies. Së shpejti do të jenë para ligjit ku dhe do të jetë shumë i ashpër. Kodi Penal e ka përcaktuar që zjarrvënia është vepër penale e ne nuk do të ndalemi bashkë me policinë që këto zjarrvënës të japin llogarinë për këtë katastrofë natyrore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy