Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha sot se jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën jashtëparlamentare për ndryshimet e mundshme të Reformës Zgjedhore.
Për sa i përket ndryshimeve në sistem të Reformës Zgjedhore, Gjiknuri tha pas mbledhje së Komisionit të Reformës Zgjedhore, se u soll një propozim për sistemin zgjedhor që do të trajtohet në janar, ku do zhvillohet një seancë e veçantë në lidhje me sistemin.
“Po përpilohet drafti teknik që mund ta çojmë tek ODIHR për një opinion. Formula e KQZ-së është ajo që kemi diskutuar, nuk do të ketë ndryshime se nuk ka kundërshtim. Por vetëm mënyrën se si do të zgjidhen anëtarët e KQZ-së. Procesi i ankesave”, tha ai.
Për sa i përket procesit të ankimeve, Gjiknuri tha se ky proces duhet ndarë nga dy faza.
“Së pari nisur nga një ndryshim i komplet strukturës gjyqësorit shqiptar nga Reforma në Drejtësi Kolegji Zgjedhor do të përfshirë një punë të përzgjedhjes më të madhe të gjyqtarëve dhe për këtë kemi menduar që deri në vitin 2022 të mbarojë procesi i Vetingut, për përzgjedhje në Kolegjin Zgjedhor ne do ta zgjerojmë edhe me gjyqtarët e shkallës parë të Gjykatave Administrativ ashtu edhe me gjyqtarët e Apelit të Administratives për arsye se nga procesi i Vetingut një pjesë e mirë e gjyqtarëve të Apelit mund të humbin vendin e tyre dhe kjo do të thotë se ne mund të kemi mundësi shumë të pakta për të përzgjedhur. Për këto arsye mendojmë se deri në viti 2022 të mbajmë sistemin aktual me ndryshimet e nevojshme por duke zgjeruar rezervuarin e zgjedhjes edhe me gjykatat e shkallës së parë të Gjykatave Administrative. Pasi të kryhet procesi i Vetingut, nga viti 2022 për çështjet zgjedhore të jetë Gjykata e Apelit Administrativ. Ka dhe një propozim për të përfshirë edhe një shkallë të dytë, që mund të përfshihet edhe Gjykata e Lartë”, tha ai.

Nga ana e saj, fill pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, bashkëkryetarja Rudina Hajdari u shpreh se duhet një ndryshim sistemi, jo për individë të caktuar apo për partitë kryesore, por për të gjithë ata që duan të futen në zgjedhje.
“Dy kërkesa e ndryshimit të sistemi, do të shqyrtohet në janar. U prezantua drafti për infrastrukturën e administratës zgjedhore dhe mekanizma të reja që do të kërkojnë partitë politike për transparencën para gjatë dhe pas. Do gjendet mekanizmi që kush vjedh votën do të shkojë në burg. Kjo kërkesë ka ardhur nga BE. Në një takim tjetër do të kemi edhe shoqërinë civile. Të kemi drafte të gjithë pranuara para se t’ia çojmë ODIHR. I referohem historisë parlamentare të 30 viteve të fundit, ne duam që të kemi një proces zgjedhore në mënyrë transparente, të mos bëhet për dy partitë kryesore por për çdo parti që hyn në garë. Ne duhet t’i krijojmë kushtet për të gjithë dhe jo për Rudinën”, u shpreh Hajdari.



