Seanca e Kuvendit/ Hajdari me tone të forta, thirrje opozitës: Ejani në tryezën për reformën zgjedhore

Seanca e Kuvendit/ Hajdari me tone të forta, thirrje opozitës: Ejani në tryezën për reformën zgjedhore

Me tone të forta ka folur sot deputetja Rudina Hajdari, ndërsa tha se politika ka marrë peng vendin dhe se ndërsa shqiptarët “nuk mbajnë dot me bukë familjet, pasuritë natyrore janë marrë nga 5 persona”.

Nga foltorja e Kuvendit, Hajdari u bëri thirrje deputetëve socialistë të reagojnë e të kundërshtojnë, duke iu referuar shembjes së Teatrit. Po ashtu, deputetja i është drejtuar me një thirrje të fortë edhe opozitës jashtëparlamentare që të mos braktisë tryezën për reformën zgjedhore, ndërsa shtoi: “Mos e lini vendin në dorë të socialistëve”.

“Shqipëria është vjedhur në mënyrë flagrante. çdo gjë në këtë vend ka marrë fund sepse e ka marrë peng politika për vite me radhë. Sot qytetarët shqiptarë duhej ët ishin minimumi me buxhet 50 mijë dollar për çdo familje. Shqipëria ka pasuri natyrore, ka mundësi që qytetarët të kenë të ardhur aq sa të jetojnë me integritet e të mos lapaçiten çdo ditë.

Sot qytetarët nuk i kanë këto mundësi, edhe pse Shqipëria është një vendi pasur, këto pasuri natyrore janë të grabitura nga 5 njerëz, janë centralizuar tek 5 njerëz që janë pasuruar me këto lekë dhe shqiptarët enden rrugëve, nuk kanë mundësi të mbajnë familjen e tyre shtëpinë  e tyre. Çdo shqiptarë sot është me 3 mijë euro borxh. Në këtë vend nuk të jepet mundësi atë bësh asgjë. Ne po evokojmë për ndryshimin e  sistemit zgjedhor.

Thojeni fjalën e lirë zotërinj deputetë. Enver Hoxha ka vdekur, çfarë po bëjmë ne sot? Thojeni fjalën tuaj. Deputetë socialistë, pse nuk e mbron njëri nga ju Teatrin? Nuk ju vjen keq? Ju mban për fyti kryetari i partisë suaj. Këtu duhet ndryshim sistemi, sepse politika e vjetër e ka marrë peng këtë vend dhe ne duam shpresë në këtë vend, të rinjtë të kthehen në Shqipëri e ta çojnë përpara. I bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare, mos e braktisni atë tryezë, mos e lini Shqipërinë në dorë të socialistëve. Mos i lini më bashkitë në duart e socialistëve, hajde të luftojmë në Parlament“, tha Hajdari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy