Zelanda e Re do të mbyllë gjithë vendin për shkak të një rasti me Covid

Zelanda e Re do të mbyllë gjithë vendin për shkak të një rasti me Covid

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka njoftuar një bllokim mbarëkombëtar pasi vendi konfirmoi një rast me Covid-19.

Ardern tha në një konferencë shtypi se autoritetet po supozonin se ishte varianti ngjitës Delta, megjithatë puna për verifikimin e tij është ende në proces.

Rasti i konfirmuar me Covid është një burrë 58-vjeçar i pavaksinuar në qytetin më të madh të vendit Auckland. Ai kishte udhëtuar në pjesë të tjera të vendit dhe kishte lidhje me kufirin, tha Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë Ashley Bloomfield.

Zelanda e Re do të jetë nën nivelin më të rreptë të bllokimit për tre ditët e ardhshme. Nën bllokimin e nivelit të katërt, të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy