Të paktën 30 raketa u hodhën nga Libani drejt qytetit Kiryat Shmona në veri të Izraelit.
Lajmin e bëri të ditur ushtria izraelite.
Mediat raportuan se Iron Dome kapi disa nga raketat ndërsa të tjera goditën vende në qytet duke shkaktuar dëme materiale.
Nga ana tjetër ushtria izraelite (IDF) njoftoi në një postim në Telegram se forcat e saj po vazhdojnë rrethimin e spitalit al-Shifa në qytetin e Gazës, ku ata pretendojnë se kanë vrarë dhjetëra luftëtarë të Hamasit dhe kanë sekuestruar armë të shumta.
IDF shton se milici të tjerë të Hamasit u vranë gjatë operacioneve në al-Qarara, në Rripin jugor të Gazës dhe në lagjen al-Amal të Khan Younis, ku trupat zbuluan gjithashtu depo armësh.



