Zjarri në Maminas, Policia: Do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë

Zjarri në Maminas, Policia: Do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë

Policia e Durrësit njofton se në zjarrin e rënë në fabrikën e bojërave në Maminas, fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar grupe nga Policia e Durrësit dhe ato të FNSH-së, ndërsa janë evakuuar qytetarët që ndodheshin në një objekt afër fabrikës.

Ndërsa në objekin e përfshirë nga zjarri, nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet e sigurisë.

Si pasojë e situtës së rënduar, policia thekson se do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Në autostradën Durrës-Tiranë, në Maminas, është përfshirë nga flakët një fabrikë bojrash.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Shërbime të shumta policie të DVP Durrës dhe grupe të FNSH Tiranë kanë evakuuar në një objekt, qytetarët që ndodheshin në lokalin afër fabrikës.

Në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës. Nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Për çështje sigurie do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy