Panairi Klik Expo Group/ Muhametaj: Fokusi i këtij viti në infrastrukturë, turizëm, bujqësi dhe teknologji

Panairi Klik Expo Group/ Muhametaj: Fokusi i këtij viti në infrastrukturë, turizëm, bujqësi dhe teknologji

Ka nisur ditën e sotme panairi Klik Expo Group- Tirana International Fair ku MCN përfaqësohet me dy stenda, të lidhura me teknologjinë dhe inovacionin. 

 

Gazetari Lorenc Rabeta në një lidhje për emisionin “MCN Economy” intervistoi organizatorin e panairit Luel Muhametaj.

 

Organizatori i panairit tha se sivjet fokusi i panairit do të jetë në katër drejtim: infrastrukturë dhe energji, turizëm dhe kulturë, bujqësi dhe e teknologjia dhe inovacioni. 

 

Kemi që në 1994 që organizojmë panaire, sivjet është edicioni i 31. Sivjet fokusi i panairit është në infrastrukturë dhe energji, e dyta turizmi dhe kultura, e treta bujqësia dhe e katërta teknologjia dhe inovacioni. 

 

Kemi shumë kompani interesante që po sjellin teknologji të reja. Sivjet keni 250 kompani, nga të cilat 170 janë të huaja, kryesisht nga Europa, rajoni por edhe Amerika. Kemi gjithsej 20 shtete që marrin pjesë. 

 

Kompanitë amerikane janë më të rralla, njëra prej tyre merret me panele diellore, po vijnë me synim shumë konkret për të zhvilluar panelet fotovoltaike në tregun shqiptar. 

 

Kemi disa bashki të ndryshme, por kemi dhe bashkinë e Himarës, e cila vjen me gjithë arsenalin e vetë të komplekseve. 

 

Sivjet kemi 20 kompani nga Serbia, 28 kompani nga Mali i Zi, një prej tyre qendra e skive në Kolashin. Italia ka pjesëmarrjen më të madhe me 48 kompani. 

 

Sivjet kemi disa kompani britanike, por kryesisht për sigurinë kibernetike. Shqipëria ka filluar një bum zhvillimi dhe një bum kërkesash, na duhen kapacitete që ne në Shqipëri nuk i kemi dhe të huajt kanë oferta për të mbushur nevojat që kemi në shoqëri. 

 

Sivjet kemi 7-8 kompani për hekurudhat, njëra prej tyre është Vonomi e cila daton që nga 1928, bashkë me konsorciumin e tyre që po vijnë për Porto Romanon, Portin e Durrësit. 

 

Kemi një miks mes institucioneve shtetërore, por edhe kompani private, mundëson mundësi reale për tu integruar më mirë në tregun shqiptar dhe mundësitë që ofrohen. Sa më mirë të performojë qeveria shqiptare dhe ne, aq më shumë interes do të ketë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy